Lajme

Aksident trafiku në Kamenicë, humb jetën një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Epërme të Kamenicës, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Në raportin 24 orësh thuhet se është përplasur në murin e një shtëpie.

“Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin ndaj veturës që e drejtonte duke u përplasur në murin e një shtëpie”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.