Lajme

Aksident trafiku në Bresje, lëndohen gjashtë persona

Si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën, 6 persona janë lënduar në fshatin Bresje të Komunës së Prishtinës, njofton Policia e Kosovës.



Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave civile, dhe përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë./GazetaExpress