Lajme

Aksident trafiku në hyrje të fshatit Doberllukë të Vushtrrisë (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të fshatit Doberllukë të Vushtrrisë.

Në pamjet që ATV i ka siguruar nga vendi i ngjarjes, shihen dy vetura, një e markës “Suzuki” e tipit “Vitara” dhe tjetra e markës “Volkswagen” e llojit “Golf VI”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë, gjersa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

ATV do t’u mbajë të informuar për detajet e reja. Më poshtë i gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes./ATV


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?