Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet rëndë një grua

Pak më pari IndeksOnline raportoi për një aksident të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

E në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës, kanë treguar për IndeksOnline se aksidenti ka ndodhur në mes të një mjeti transportues, kamioni dhe një veture.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se bazuar në të dhënat fillestare një grua është e lënduar rëndë.

“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamioni) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare një person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”,tha Ahmeti për IndeksOnline.