Lajme

Aksident në Prishtinë, përfshihen tri automjete

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku te rrethi, pranë ish-Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Po është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete, njësitet policore i janë përgjigjur rastit”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.

Ende nuk dihet nëse nga ky aksident ka mbetur ndonjë person i lënduar.