Lajme

Aksident në Podujevë, lëndohen 7 persona, policia me një apel

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në komunën e Podujevës, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

IndeksOnline mëson se në këtë aksident janë lënduar 7 persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai apeloj që drejtuesit qe te jene me vigjilent gjate drejtimit te aurimjeteve dhe te zbatojne rregullat qe dalin nga ligji mbi trafikun.

“Më 27.10.2020 rreth ores 21:15 eshte raportuar nje aksident trafiku ndermjet 2 automjeteve, ne rr. ZAHIR PAJAZITI ne Podujeve. 7 persona kane kerkuar ndihme mjeksore, perderisa njesitet kompetente policore i jane pergjigjur rastit dhe po kryejn hetime lidhur me shkaqet e aksidentit.

Apelojme tek te gjithe drejtuesit qe te jene me vigjilent gjate drejtimit te aurimjeteve dhe te zbatojne rregullat qe dalin nga ligji mbi trafikun”, tha ai.