Lajme

Aksident mes traktorit dhe dy veturave në Vushtrri, pesë persona të lënduar

Një aksident trafiku mes një traktori dhe dy veturave ka ndodhur tri orë më parë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, ndërsa rasti për Gazetën Sinjali është konfirmuar nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident të përfshira dy vetura civile dhe një taktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/