Lajme

Aksident mes katër veturash në Pejë, Policia jep detaje

Një aksident mes katër veturash ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Koreticë.

Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se deri tani asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Njësitet policore për kontrollin e autostradës, kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty lajmërojnë se në aksident janë përfshirë katër automjete. Deri në këtë moment asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?