Lajme

Aksident me fatalitet në rrugën Ferizaj-Lipjan, vdes një 21 vjeçare

Sot rreth orës 01:35 të mëngjesit, në rrugën Ferizaj-Lipjan ka humbur jetën një person kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.



Viktima është A.A 21 vjeçare, kurse pesë të lënduar kanë marrë trajtim në emërgjencën e Ferizajit ndërsa dy nga ta janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Sipas policisë vozitësi kishte humbur kontrollin e veturësë dhe kështu ka dalë jashtë rrugës ku ka rënë në lumin e fshatit Muzeqinë.

“Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf
V.O. ( m/sh/k 26 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes
kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën
e majtë me ç”rast automjeti bie në lumin e fshatit.
Në këtë aksident ,pasagjerja A.A.( f/sh/k 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me
urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML
Prishtinë,ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në
emergjencën e Ferizajt,ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë pë
tetman të mëtejmë mjekësor”./Indeksonline/.

Foto e ilustruar.