Lajme

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

Një këmbësore ka vdekur mbrëmë në fshatin Zhabar të Mitrovicës si pasojë e goditjes nga një veturë. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesi ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje prurëse. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”, ka informuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?