Lajme

Aksident me fatalitet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi” rreth orës 18:38. Viktima dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Njoftimi i plotë:

Në ora 18:38 në autostradën “Arbën Xhaferi” afër fshatit Babush
(Ferizaj) është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur, një person tjetër po ashtu raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore. Policia po merret me rastin. Rastet e aksidenteve, kryesisht vetaksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe të tjerët pjesëmarrës në trafik. Prandaj, Policia do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë në trafik dhe do të ketë zero tolerancë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?