Lajme

Aksident i tmerrshëm, vdes një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 21:00, në Durrës.

Një person me inicialet A.V., 45-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, dyshohet se është goditur nga një makinë që drejtohej nga F.L., 45-vjeçar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në stacionin e policisë për veprime të mëtejshme, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti fatal.