Aksident i rëndë trafiku, një person dërgohet me urgjencë në spital
Tre makina janë përplasur në aksin Elbasan-Librazhd mbrëmjen e sotme. Nga aksidenti u plagos një person, që u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve.
Policia e cila mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. /Shekulli