Lajme

Aksident i rëndë, një 47-vjeçare dërgohet me urgjencë

Një 47-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi aksidentoi një këmbësore. Bëhet e ditur se shoferi me iniciale F.H. ka përplasur me automjetin tip “Peugeot” një 47-vjeçare, banuese në Berat.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon. Këmbësorja e lënduar është dërguar fillimisht për mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?