Aksident i rëndë në Viti
Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, një person nga ky aksident është në gjendje të rëndë, përcjell Insajderi.org
Një video që është dërguar në redaksinë e Gazetës Insajderi, shihet se në vendin ku është shkaktuar aksidenti është krijuar kolonë. /Insajderi.org