Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, vetura rrokulliset pranë AKI’së

Në orët e mbrëmjes një veturë është rrokullisur pranë ndërtesës së AKI-së në hyrje të Prishtinës.
Policia ka konfirmuar për portalin arbresh.info që bëhet fjalë për një vetëaksident, por që është vetëm me dëme materiale.
“Në orën 18:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku është përfshirë vetëm një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, bën të ditur Agron Borovci.
Me rastin po merren njësitet e trafikut./arbresh.info/