Lajme

Aksident i rëndë në Pejë, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Jabllanicë të Pejës.



Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00, në fshatin Jabllanicë të Pejës, ku e dyshuara femër, derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur këmbësorin mashkull, ndërsa të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./GazetaExpress