Lajme

Aksident i rëndë në Pejë, 4 persona të lënduar në mesin e tyre edhe fëmijë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Ozdrim të komunës së Pejës.

Indeksonline mëson se nga ky aksident janë të lënduar 4 persona ku mes tyre ka edhe fëmijë.

Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku këta të fundit kanë konfirmuar aksidentin.

“Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë ne fshatin Ozdrim të Pejës, në aksident janë përfshirë dy automjete ku si pasoj kanë marrë lëndime 4 persona”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Xhevat Ibra.

Të lënduarit janë jasht rrezikut për jetë./Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?