Lajme

Aksident i rëndë në Mitrovicë, katër persona bëhen për spital

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:20 në Mitrovicë.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, ngasësi i veturës N.N ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?