Lajme

Aksident i rëndë në Malishevë, ka të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në hyrje të Malishevës, ku kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës Lumni Graishta.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Malishevës në orën 18:00, janë të përfshira dy vetura dhe 6 persona kanë mbetur të lënduar. Asnjëri prej tyre nuk ka lëndime të rënda”, ka thënë Graishta.


SHIKO VIDEON