Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë
Një aksident i rëndë trafiku në mes tri veturash ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë.
Në aksident janë të përfshira tri vetura, ndërkaq sipas fotografive të dërguara nga lexuesit e Gazetës Express shihet se dy vetura janë aksidentuar ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende për persona të lënduar.