Lajme

Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohet një motoçiklist

Një person është rrokullisur me motoçikletë në fshatin Fshaj të Gjakovës sot në orën 15:00, pasi nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se ngasësi i motoçikletës është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Viktima ka pësuar lëndime në këmbën e majtë dhe në qafë. Ai është hospitalizuar në spital, por është jashtë rrezikut për jetë.

Përgjigjja e plotë:

Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshimti me motoçikletën e tipit Suzuki, po qarkullonte në rrugën lokale Fshaj-Rogovë e Hasit, mirëpo në dalje të fshatit Fshaj, vozitësi i kësaj motoçiklete duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve dhe rrethanave të rrugës, papritmas e ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës kryesore ana e djathtë e më pas ka rënë në një përroskë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti në fjalë ka pësuar lëndime trupore, ku me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, e pas një kontrolle mjekësore, i lënduari rezultonte me frakturë në këmben e majtë si dhe frakturë në klavikulën e qafës, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, e më pas hospitalizohet në repartin ortopedik. /Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?