Lajme

Aksident i rëndë në Autostradë, përplasen pesë vetura, ka edhe të lënduar

FotoIlustrimi

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku pesë automjete janë përplasur njëra pas tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 dhe për pasojë një pasagjerë ka mbetur e plagosur.

“Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?