Lajme

Aksident i rëndë mes një veture dhe kamioni

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Bellopojë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili dha detaje.

“Rreth orës 14:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Bellopojë të Istogut, ku ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe sipas mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetë, pra kanë lëndime të lehta”, tha Rugova.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?