Lajme

Aksident i rëndë te ‘Rruga B’ në Prishtinë, ka të lënduar

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues në vendin tonë.

Një aksident që nuk dihet ende për shkaqet ka ndodhur rreth orës 19:00 në Prishtinë, saktësisht në Lagjen e Spitali.

Ndërsa, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Indeksonline se një person ka marrë lëndime trupore.