Lajme

Aksident i rëndë, makina përplas 75 vjeçarin

Një 32-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor me makinë tek bulevardi “Bajram Curri” në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës rreth orës 19:10, drejtuesi E.D. ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit