Lajme

Aksident i rëndë, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Pejë-Deçan, ku janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Për Gazetën Metro ka folur edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili e ka konfirmuar se dy persona janë dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejë për t’u trajtuar. Rreth orës 15:00 në Lubeniq të Pejës, në magjistralën Pejë-Deçan ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy vetura, ndërsa dy persona janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

LEXO EDHE:  Protestuesit serbë shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan

Pamje nga vendi i ngjarjes: