Lajme

AKI paralajmëron se ka tendenca për destabilizim të sigurisë në vend

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, ka pasur sot një raportim të rregullt para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.



Pas përfundimit të mbledhjes, para mediave ka folur Faton Topalli, kryetar i këtij komisioni.

Ai ka thënë se nga raportimi është konkluduar se gjendja e sigurisë është stabile, por ka tendenca për destabizimin e vendit.

“Këto tendenca janë publike, si puna e Diplomacisë së Republikës Serbe ndaj Kosovës”.

Topalli ka thënë se Maxhuni e ka për detyrë ta lajmërojë Presidentin dhe Kryeministrin për “tendencat e destabilizimit”.