Lajme

‘Akademik Frashër Demaj, shtyllë e atdhetarisë ku çdo gjë tek ai frymon shqip’

Akademik Frashër Demaj, tani kandidat për deputet nga radhët e LDK’së, pa dyshim se është një ndër historianët më të mirë, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë shqiptarinë.

Kështu kanë vlerësuar figura të larta intelektuale shqiptare dhe ndërkombëtare, shkruan Korrespodenti.

Në një koment të tij kohë më parë, Afrim Cakaj, e kishte quajtur Akademik Frashër Demajn ‘Shtyllë e atdhetarisë, ku çdo gjë tek ai frymon shqip’.

“Çështjet e mëdha kërkojnë edhe idealistë të mëdhenj, vendosmëri e përkushtime të mëdha. Çështja kombëtare s’është vetëm dëshirës dhe e vullnetit, por e domosdoshmerisë dhe e realitetit historik. Atë që duhet ta bëjmë sot, nuk mund t’ua lëmë brezave të ardhëshëm”, kishte shkruar Cakaj.

Më poshtë po ju risjellim komentin e plotë Afrim Cakajt për historianin e madh shqiptar, Akademik Frashër Demaj:

Shtyllë e atdhetarisë, ku çdo gjë tek ai frymon shqip. Çështjet e mëdha kërkojnë edhe idealistë të mëdhenj, vendosmëri e përkushtime të mëdha. Çështja kombëtare s’është vetëm dëshirës dhe e vullnetit, por e domosdoshmerisë dhe e realitetit historik. Atë që duhet ta bëjmë sot, nuk mund t’ua lëmë brezave të ardhëshëm.

Sado i ndryshëm do jetë profesori nga të tjerët, ai ka nxjerr në dritë një histori e cila qëllimishtë është mbuluar nga pluhuri i harresës. Tani Frasheri njihet në të gjithë rruzullin tokësor. Të kurorëzosh Frasherin nuk do të thotë te emanciposh atë, do të thotë të emacipohemi vetë ne. Ky është një zë i thjeshtë, i sinqertë, konstruktiv e qëllim mirë, por gjithsesi edhe dramatik, që vjen nga poshtë, nga Frasheri e nga populli. Zëra të tillë ka pasur edhe më parë dhe do të ketë gjithnjë e më shumë në të ardhmen. Le të shpresojmë se nuk do të bien në veshë të shurdhër.

Akademiku është mistik bashkohor dhe intelektual guximtar, jeta dhe puna e tij shkencore e të cilit ka ndikuar mbi miljona shqiptar të të gjitha moshave dhe të gjitha fushave shkencore e kulturore. Shpeshjerë mediat në Dardani e më gjërë e përshkruar atë si intektualin më të madh në trojet shqiptare, si njeriun – krahas vëllezërve Frashëri i cili mundet të ndryshojë fatin e Dardanisë. Dardania ka të tillë shqiptar të mrekullueshëm.
Votues, zgjedhja ju përketë juve – ku qëndron madhështia e akademikut Frasher Demaj. Kjo është një nga dhuratat më madhështore të Zotit që i dha këtij intelketuali. Ne jemi borgjeli ndaj këti intelektuali të madh.

Profesor je një enciklopedi që na bën të shohim botën SHQIPTARE më ndryshe. Problemet me demokracinë tonë të brishtë e të re mund të tingëlloj ësi një çështje abstrakte, e vlefshme për t’u diskutuar nëpër universitete. Por teoria shpesh ndeshet me realitetin. Ndodh shpesh që votuesit vendosin se cila rruga më e mirë drejtë demokracisë dhe Sovranitetit të Plotë.
Frasher Demaj nuk rreshtë së hartuari politika për të qenë pranë vendit që po ec (që ka dalë nga çështja kombëtare) në rrugën drejt bashkimit kombëtar. Gjithë etje për saktësi, që shpeshherë (politika e vjetër ka degjeneruar në mos besim), është në të vërtetë mendja orintale e profesorit… mendjes së Frashër Demaj… ashtu si rrugës së tij shkencore, duke mos i munguar simetria dhe guximi intelektual. Vepra e tij intelektuale është një thjeshtësi përshkruese në shërbim të kombit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?