Lajme

Akademik Frashër Demaj në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK’së

Tashmë janë zbuluar edhe kandidatët e LDK-së të cilët do të jenë deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Akademik Frashër Demaj ashtu edhe siç pritej ka arritur të bëhet deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan AlbanienShow

Frashër Demaj madje është në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK-së.

Akademiku i lindur në Pejë, ka marrë rreth 11 mijë vota nga elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas besimit që ka marrë nga popull, Demaj ka falënderuar të gjithë me një shkrim në rrjetin social Facebook. Ai po ashtu është zotuar se do të jetë zëri i gjithë popullit në kuvendin e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e Demajt./Albanienshow

Të dashur qytetarë,

Sipas të dhënave preliminare unë do të jem njëri nga përfaqësuesit e interesave tuaja në Kuvendin e Kosovës.

Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për përkrahjen e pa rezervë që keni treguar ndaj meje me 6 tetor.

Faleminderit shumë.

Me respekt e konsideratë,

Frashër DEMAJ

LEXO EDHE:


SHIKO VIDEON