Lajme

Akademik Frashër Demaj: Arsimin e kemi prioritet kombëtar

Historiani dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Frashër Demaj, në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTK-së, ka thënë se LDK-ja pikë të parë të programit e ka arsimin në pandemi.

“Teorikisht secila qeveri e ka pasur prioritet arsimin , në programet e tyre. Por nga rezulatet e PISA-s flasin për cilësine e dobët të arsimit, ndaj duke pasur parasysh këtë LDK-ja në programin zgjedhor që e kemi hartuar e kemi quajtur si prioritet kombëtar arsimin dhe shkencën , në mënyrë që të merren masat e duhura në mandatin e ardhëm katërvjeçar”, ka thënë Demaj.

Sipas tij, Hoti e ka menaxhuar mirë situatën duke pasur parasysh situatën me pandeminë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Fehmi Hysenaj, kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate. Ai thotë se derisa shumica në ministrinë e arsimit kanë qenë të punësuar nga LDK-ja, do të duhej që përgjegjësinë ta marrin partia e parë.

“Në arsim nuk do të duhej të ketë politik. Ka pasur zëra, dhe shohim që problemet e njëjta janë për shumë vite”, tha Hysenaj. /RTKLive/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?