Lajme

Ahmeti vjen me njoftim me rëndësi për qytetarët e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi sonte se çerdhet pritet të rihapen pas Bajramit, por me kushte të caktuara.

Ai e bëri njoftimin pasi Qeveria e Kosovës vendosi që përgjegjësinë për hapjen e çerdheve të ja lënë komunave.

“Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020”

“Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime”

Ai shtoi se për të gjitha detajet, qytetarët do të lajmërohen me kohë./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?