Lajme

Ahmeti: Për rastin e gruas kanë qenë në dijeni të gjitha organet

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në “Debat Plus”, ka thënë se gruaja shtatzënë, e cila u vra, ka qenë nga komuna e Shtimes. Ai ka thënë se të gjitha organet që merren me raste të tilla, kanë qenë të informuara për rastin e gruas, e cila ishte në proces të divorcit nga burri i saj, i cili dyshohet se me armë zjarri ia ka marrë jetën.

Ahmeti bëri të ditur se e ndjera pas ndarjes nga ai, jetonte vetëm me vajzën e axhës së saj. “Me të marrë lajmin, kam telefonuar në lagjen të fshatit Llugagji, dhe cili ka qenë statusi social i saj. Është e ndarë para 5 muje nga bashkëshorti i saj. Janë shtatë motra, është motra më e vogël, pas divorcit ka jetuar e vetme”.

“Pas divorcit, ajo ka jetuar me një vajzë të axhës së saj. Rasti është lajmërur në qendrën për punë sociale në Shtime para katër muajve është lajmëruar edhe në Lipjan. Kam telefonuar menjëherë për të parë a janë marrë me këtë rast… informacionet nga qendra sociale në Lipjan është se nuk janë marrë këta pasi rasti ka ndodhur në komunë të Shtimes dhe janë marrë zyrtarët e asaj komunës së Shtimës. Për rastin kanë qenë në dijeni të gjithë organet që trajtojnë raste të tilla”, ka thënë ai.