Lajme

Ahmeti ndez “alarmin”, paralajmëron krizen me koronavirus brenda 10 ditësh

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se duke parë rritjen e numrit të rasteve në shtetet e rajonit, brenda 7-10 ditësh Kosova mund të përballet me një krizë të re, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë paralajmërim i pari i kryeqytetit e bëri përmes një postimi në Twitter.

“Maqedoni me 600 (raste të reja me koronavirus) në ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marrë parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete, kriza na pret edhe 7-10 ditë”, ka shkruar ai.