Lajme

Ahmeti-Kurtit: Një gazetar është sulmu, reago si në rastin e sulmit ndaj Nikolla Rashiq!

Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti i ka bërë thirrje Albin Kurtit të reagojë pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Ahmeti në shkrimin e tij në facebook i kërkon Kurtit të dalë me një qëndrim njëjtë sikur edhe në rastin e djalit të politikanit Nenad Rashiq.

“I dashtun kryeminister ne ardhje Albin Kurti: Nje gazetar eshte sulmu. Shume perkrahes te ketij sulmi ne komentet e tyre ne rrjete sociale mbajne foton tende. Assesi askush nuk do ta lidhe sulmin me organizaten dhe gjithcka qe perfaqeson ti, por te lutem, a ka gjasa me reagu? Me e denu sulmin?! A mund te keni nje qendrim per kete zhvillim?!” shkruan Ahmeti në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

I dashtun kryeminister ne ardhje Albin Kurti:

Nje gazetar eshte sulmu.

Shume perkrahes te ketij sulmi ne komentet e tyre ne rrjete sociale mbajne foton tende. Assesi askush nuk do ta lidhe sulmin me organizaten dhe gjithcka qe perfaqeson ti, por te lutem, a ka gjasa me reagu? Me e denu sulmin?! A mund te keni nje qendrim per kete zhvillim?!

Nuk kerkohet shume. Nje reagim si ne rastin e sulmit ndaj djalit te politikanit Nenad Rashiq.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?