Lajme

Ahmeti jep detaje për 13 të infektuarit me Covid-19 në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prshtinës, Shpend Ahmeti, i quajti të pritshme 13 rastet e reja që rezultuan sot pozitiv me CoVID-19.

Ahmeti tha se këto raste janë nga testimi i 200 kontakteve të 10 rasteve të para tre ditëve.

“29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetëizolim dhe ndalesë e përhapjes“,shkroi Ahmeti në Facebook.

Po ashtu, sipas Ahmetit është lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ.

“Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara“.

Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska“, shkroi Ahmeti në Facebook./Objektiv/