Lajme

Ahmeti: Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween.

Ai ka shtuar se në kohë të pandemisë, mbledhja e njerëzve është e rrezikshme, njofton Klan Kosova.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveç se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë të COVID-19 mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apeluar te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”.