Agim Veliu zyrtarizon kandidaturën për deputet të LDK-së
Agim Veliu do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë, Agim Veliu.
Ai ka thënë se Kryesia e partisë ka vendosur që ai të jetë pjesë e listës.
“Po Kryesia e degës sot ka vendosur për kandidaturat në mesin e të cilave jam edhe unë. Nuk kam pas mëdyshje që do të jem pjesë e listës, veçse nuk kam dashur të deklarohem pasi që partia ka qenë në proces për formulimin e listës”, ka thënë Veliu për Gazetën Sinjali.