Lajme

Agim Veliu: Nuk na interesojnë ankesat e VV’së, nuk jemi partner me ta

Deri tash Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka komentue përfshimjen e Nismës Socialdemokrate në koalicionin e ardhshëm qeverisës, nëse subjekti i Fatmir Limajt arrin me u futë në Kuvend.



Nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje asht ajo që duhet me u pyetë lidhun me këtë çashtje, tue theksue se LDK e LVV ende nuk janë partnerë të koalicionit

Ai thotë thotë se nuk asht çashtje e partisë së tij ankesa e LVV’s në Gjykatën Supreme, përmes së cilës kërkojnë që KQZ me lejue numërimin e votave të ardhuna në mënyrë të kontrabandueme nga Serbia.

“Po çka kemi me reagu për ankesa që i bojnë ata, pyeti ata, Vetëvendosjes i vështirësohet se ajo e ka obligim për me ba Qeverinë, nuk jemi partnerë ende, jemi tu punu ende n’mujshëm me i harmonizu programet e çështje me interes, na bojmë koalicion, s’mujtem.. na nuk jemi partner ende”, tha Veliu për Periskopin.