Lajme

Agim Krasniqi, njëri nga kandidatët më të përgatitur profesionalisht në garë për deputet

Zgjedhjet e jashtëzakonshme Parlamentare në Republikën e Kosovës për vitin 2021, janë pasuruar me kandidat me përvojë dhe të përgatitur profesionalisht siç është edhe Kandidati për Deputet z. Agim Krasniqi nga NISMA Socialdemokrate, shkruan Korrespodenti.

Z. Agim Krasniqi njihet si autor shkencor, që deri tani ka botuar disa libra, si; „Korrupsioni forma e shprehjes dhe parandalimit“ librin „Demokracia dhe Tranzicioni“ si dhe librin ” Qeverisja Lokale dhe Politika” .

Gjithashtu , Krasniqi ka përvojë institucionale duke punuar qysh në vitin 1999 me punën në UNMIK, pastaj ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme 10 vite dhe së fundmi në Ministrinë e Arsimit.

Ai është ligjërues i shkencave Politike për lëndët Qeverisja Lokale dhe Politika, “Hyrje në Sociologjinë Politike” dhe ” Korrupsioni Format e Shprehjes dhe Parandalimi i tyre”.

Z. Krasniqi është i njohur edhe për analizat dhe qëndrimet e tij politike dhe profesionale të sakta, të cilat i jep shpeshherë në Mediat Televizive në Kosovë dhe në Shqipëri për fushën e administratës, zbatimit të ligjit, avancimit të arsimit dhe situatës politike në Kosovë dhe rajon.

Agim Krasniqi do të garojë në këto zgjedhje me numrin 53 në listën e NISMA’s Socialdemokrate. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?