Lajme

Abdullahu: LDK u ndëshkua edhe që bëri koalicion me VV’në

Analisti Faton Abdullahu ka analizuar gjerësisht humbjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në komunën e Podujevës.

Ai e ka konsideruar “absurd” koalicionin e LDK-së që e bëri në fillim të muajit shkurt me Vetëvendosjes, e i cili e prodhoi Qeverinë Kurti. Abdullahu konsideroi që ky koalicion me Vetëvendosjen i ka afruar anëtarët e LDK-së në Podujevë me këtë parti.

Më tej, ai shtoi se koalicioni në fjalë tregonte edhe hiporkizinë e partisë së Albin Kurtit “që deri në atë kohë e kishte luftuar politikisht”, përcjell Periskopi.

Dje, LDK pësoi humbje prej 15 pikë në Podujevë nga Vetëvendosje dhe kandidati i saj, Shpejtim Bulliqi.

Humbja është pranuar menjëherë nga ana e kësaj partie.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?