Lajme

Abdixhiku: Për 40 ditë përfundojnë punimet në rrugën e Veternikut

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se nga sot kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së Veternikut, që sipas tij, ka mbetur në gjysmë tash e dy vjet.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se punimet do të përfundojnë brenda 40 ditëve.

“Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në kryeqytet, ajo simbolizon neglizhencën. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Dita e parë nisi sot”, ka shkruar ai në Facebook. /Objektiv/

Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në…

Julkaissut Lumir Abdixhiku Torstaina 21. toukokuuta 2020