Lajme

Abdixhiku njofton se me Vitinë pranuan ndihmat nga Turqia, s’e përmend këshilltarin e Thaçit

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për pranimin e ndihmave shëndetësore që Turqia i dërgoi sot në Kosovë.

Përmes Facebook-ut, Abdixhiku ka njoftuar se ndihmat i kanë pranuar bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duke mos e përmendur fare këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifajn, që ishte gjithashtu prezent në pranimin e ndihmave.

“Pas ndihmave nga SHBA dhe BE, sot me ministrin Arben Vitia pranuam ndihmat shëndetësore që Republika e Turqisë i dhuroi për vendin tonë. Pakot u sollën me avion ushtarak i cili pasdite ateroi në Aeroportin e mbyllur të Prishtinës. Ambasadorit turk i shprehëm mirënjohjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta Sinjali/