Lajme

Abazi: Si e ka Liria emrin? Konsull në Pragë, lodhje nga të pagjeturit, gurthyes vullkanik apo ndarje e Kosovës?

Në kohën kur ish-pjesëtarët e UÇK-së gjenden në Hagë, për të dalë para drejtësisë së Gjykatës Speciale, ish zv/kryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka gjetur kohë që të flasë për kuptimin e ‘Liria ka Emër’.

Abazi ka pyetur nëse ‘Liria ka Emër’ do të thotë distancim nga UÇK, apo 2 milionë euro të Thesarit, konsull në Pragë, apo lodhje prej të pagjeturve, transmeton lajmi.net.

Abazi përfshiu disa nga zhvillimet e fundit në vend, teksa niset me atë se si e ka emrin liria, derisa duhet përkujtuar që ‘Liria ka Emër’ është sllogani i përdorur së fundi nga shumë prej qytetarëve të Kosovës të cilët padyshim dolën në mbrojtje të ish-çlirimtarëve të vendit.

Postimi i plotë i Abazit, pa ndërhyrje:

Si e ka Liria emrin?

Distancim nga UÇK?

2 Milion Euro të Thesarit?

Kryeministri Koti qeveri ilegale e Prapashticës?

Konzull në Pragë?

Ndarje e Kosovës?

Ministër në detyrë në Shqipëri?

Lajm i rrejshëm e propagandë?

Lodhje prej të pagjeturve?

Shuarje të taskforces antikorrupcion?

Media roze që financohen nga buxhetet e ndërmarrjeve publike?

Ministri që financojnë ndarjen e Kosovës?

Ambasadorë që sfidojnë shtetin e tyre?

Gurthyes vullkanik?

Terminal doganor?

Universitet për shpërndarje të diplomave e pastrim parash?

Kifle&kunja, kubza betoni dhe ndertesa pa plan?

Përvetësim hektar tokash me 1 euro?

Prerje e drunjëve dhe shkatrrim të mjedisit?

Qymyr?

Çakorr?


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?