Lajme

Abazi: Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri ilegale nuk e ka as kumbarën

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Avdullah Hoti se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje, pasi, sipas tij, qeveria Hoti është ‘ilegale’.

“KOTI duhet ta dijë që nuk krahasohet asgjë me fuqinë që ka gjykata e popullit. As dorëheqja nuk do të mjaftojë një ditë. Nuk ka mëshirë ndaj krimit politik e as ndaj shërbëtorëve të krimit që hiqen të pafajshëm në krimin e bërë me rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe dëshpërimit të pafund që është shkaktuar te qytetarët në mes të pandemisë.Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri nuk e ka kumbarën, e përveç që është ilegale është edhe jetim!”, shkroi Abazi./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?