Lajme

AAK-PSD gjobitet me afër 10 mijë euro – Haradinaj përdori policët në fushatë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka dënuar koalicionin parazgjedhor AAK-PSD me 9 mijë e 500 euro për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore.

Gjoba ndaj këtij koalicioni ka të bëjë për shkak se janë përdorur zyrtarët policorë në fushatë zgjedhore.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haraidnaj kishte publikuar një video në Facebook ku kishte thënë se do të shtohen edhe 2 mijë policë nëse ai bëhet kryeministër.

Kujtojmë se gjatë ditës së premte PZAP kishte dënuar të njëjtin koalicion me 6 mijë euro për shkelje tjetër gjatë fushatës zgjedhore.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?