Lajme

AAK nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, kjo parti ndër të tjerash i ka bërë thirrje Qeverisë të tërhiqet nga shtrenjtimi dhe respektojnë vullnetin e secilit që merr pjesë në protestë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anti-COVID”, thuhet më tej në komunikatë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje