Lajme

AAK këmbëngulëse: Përkrahim vetëm Ramush Haradinajn për president

Kur bëhet fjala për pozitën e presidentit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këmbëngulin se ju takon atyre kjo pozitë tani pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja, shkruan Gazeta Metro.

Është ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili po thotë se pozita e presidentit tani i takon Ramush Haradinajn, kryetarit të tyre në AAK. Selimi për postin e presidentit thotë se ky problem duhet të zgjidhet brenda gjashtë muajsh që nga dorëheqja e Hashim Thaçit, sipas tij tij subjektet politike duhet të gjejnë formulën për këtë çështje, e cila do të mbante në stabilitet gjithë vendin.

”I gjithë spektri politik ashtu siç spektri politik duhet të mblidhen e ta gjejnë formulën. Për mua është e padrejtë të hyjmë në formulat politike. Por ne si AAK kemi ofruar zgjidhje. Kemi ofruar kapacitetet tona që të jemi pjesë e kësaj zgjidhjeje. Pjesë e kësaj zgjidhjeje është që të gjithë duhet të bëhen bashkë e të zgjedhin presidentin”, tha Selimi në Klan Kosova.

”Është keq të lëshohem në kalkulime politike, por pozita jonë është e qartë, jemi pjesë e këtij uniteti dhe mendojmë që mund të kontribuojmë me presidentin”, tha Selimi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?