Lajme

“AAK dhe NISMA duhej t’ia jepnin votat Kadri Veselit për t’i fituar zgjedhjet”

Nënkryetari i OVL’së së UÇK’së, Nasim Haradinaj, gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit kishte thënë se do t’ia bënte argatin e Kadri Veselit.



Megjithatë në mbrëmjen e 6 tetorit, pas publikimit të rezultateve preliminare, Veseli nga selia e partisë kumtoi lajmin se do të shkojë në opozitë, meqenëse ishte renditur në vendin e tretë pas LDK’së dhe Vetëvendosjes.

Megjithatë Nasim Haradinaj i pyetur në FRONTAL lidhur me këtë cështje, ka thënë se PDK’ja ka mundur të dalë edhe më keq në rast se nuk do t’i ndihmonte.

“PDK’ja ka mund me dalë edhe ma keq pa mue”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se në këto zgjedhje është vërejtë një frymë kundër krahut të luftës, dhe thotë se Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj do t’ë duhej t’ia jepnin votat Kadri Veselit për t’i fituar zgjedhjet.


“Po të më kishin dëgju mue, edhe AAK’së edhe NISMA’së me ia dhanë votat PDK’së”, ka shtuar tutje Haradinaj.