Lajme

A po paralajmërohet sot marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë? Flet euro deputeti rumun

Europarlamentari nga Rumania, Vlad Gheorghe, përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje në Bruksel.

“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje sot në Bruksel. Ne nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë”, ka shkruar Gheorghe.

Ai gjithashtu ka thënë se Vuçiqi duhet të ndërpresë lidhjet me Putinin.

“I bëj thirrje Aleksandar Vuçiqit të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe të ndërpresë lidhjet me Putinin”, ka shkruar europarlamentari.

LEXO EDHE:  "Deklaratat e Kurtit janë të pamatura, Lajçak e Borell nuk ia mbajnë anën Serbisë"